Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkruar se sa ishte në opozitë, Albin Kurti thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa tani si kryeministër është duke i ndarë shqiptarët. “Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa tani si kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, shprehet Kadri Veseli.
