leoni

Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. “Dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta. Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës duke nisur një ndër rrugët më të bukura të jetës,  rrugën e diturisë”.  Po ashtu ai ka uruar edhe mësimdhënësit e prindërit për punën dhe angazhimin e tyrr. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …