Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në fillimin e procesit zgjedhor nëpër nëndegët e Prizrenit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se Dekada e Re do të fuqizojë shtetin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Elmi Reçica, kanë marrë pjesë në hapje të kuvendeve zgjedhore të të rinjve të PDK-së në Komunën e Hanit të Elezit dhe në Shtërpcë, ku qindra të rinj të profesioneve të ndryshme i janë bashkuar Partisë Demokratike, për Dekadën e Re. Ai ka deklaruar se në procesin e deritashëm zgjedhor, mbi 20 mijë të rinj anekënd vendit, i janë bashkuar Partisë Demokratike, për të transformuar dhe reformuar atë për Dekadën e Re. “Partia Demokratike është gjithmonë e hapur dhe u jep hapësirën e duhur të rinjve. Sot, shumica e ministrave të PDK-së janë të rinj dhe ju rinia e mrekullueshme e Kosovës do të jeni ata që nëpërmjet ideve kreative inovatore, do të zhvilloni ndërmarrësinë dhe do ta zhvilloni Kosovën, shtetin që me aq shumë mund e sakrifica e kemi bërë”, ka thënë Veseli.

Ai theksoi se Partia Demokratike e ka ulur moshën e anëtarësisë nën moshën 25 vjeç për të krijuar sa më shumë hapësirë për mijëra të rinj që i janë bashkuar partisë por edhe për të dhënë mundësi që rinia e partisë të përfshihet në strukturat e degëve, për të dhënë kontributin dhe përvojën e tyre të deritashme. Veseli ka thënë se këto zgjedhje të brendshme partiake po e transformojnë Partinë Demokratike në një subjekt edhe më të fuqishëm për t’i shërbyer vendit në sfidat e Dekadës së Re, duke u bazuar në tri shtyllat e programit të ri që për fokus kryesor kanë besimin, zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …