Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai është takuar me myftiun Naim Tërnava. Pas këtij takimi myftiu Tërnava ka falënderuar kreun e PDK-së për vizitën dhe urimet me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. “E falënderoj kryetarin Veseli që në këtë natë kaq të madhe me kaq vlerë të jetë mysafir tek ne. Diskutuam për solidaritetin për këtë muaj por edhe për gjendjen që mbretëron në Kosovë me gjendjen e pandemisë dhe mundësinë për tu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë”, tha Tërnava. Kryetari Veseli uroi besimtarët islamë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderoi Bashkësinë Islame që ka ndihmuar 25 familje në nevojë gjatë kohës së pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …