Sipas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Ferizaj, bëhet e ditur se gjatë takimit me kryetarin e partisë, Kadri Veseli, tema kryesore e diskutimeve ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK-ja provoi më së qarti vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Në takim përveç kryetarit Agim Veliu, ishin të pranishëm edhe dy deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …