Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare, duke shtuar se në ditën që do të shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi se prapthi për Albin Kurtin si kryeministër. Unë padyshim që jam i gatshëm qysh nesër të dakordohem me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe datën e shpërbërjes se Kuvendit. Sepse kjo është e vetmja gjë e duhur në këtë moment. Të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimmarrjen e qeverisë së ardhshme. Jam i bindur se ditën që do të shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi se prapthi për Albin Kurti si kryeministër”, ka thënë Krasniqi pas prezantimit të ish-komandantit të FSK-së, Rrahman Rama si anëtar i PDK-së. Qytetarët e Kosovës sot në shumicë nuk e mbështetin këtë qeveri. I kanë dhënë besimin e 51 për qind para 3 viteve, por sot nuk janë më të. Sot do të ishte krejtësisht legjitime, fillimisht për të, si kryeministër që të kërkojë të kthehet te qytetari për të kërkuar votëbesimin e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …