Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron në Itali ku ka takuar qindra bashkatdhetarë dhe përkrahës e aktivistë të partisë. Ai përmes një postimi në ka shkruar se mërgatën dhe origjinën e PDK-së, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë
Misioni paqeruajtës i KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …