Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i pret në takim udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i pret në takim udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur takimin e parë zyrtarë me udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj. I shoqëruar nga Vlora Çitaku e cila është rikthyer në PDK pas përfundimit të misionit diplomatik si Ambasadore në SHBA, lideri i opozitës Memli Krasniqi ka diskutuar me shqiptaro-amerikanët për vizionin e tij për ta rritur bashkëpunimin me diasporën dhe për tu dhënë atyre hapësirë e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë. Kryetari i PDK ka shkruar  se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …