Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare, treditore në Shtetet e Bashkuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare në Amerikë. Gjatë tri ditëve të qëndrimi në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet  të zhvillojë takime me kongresistë, përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar dhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mirëpo, para vizitës Amerikë, Memli Krasniqi do të qëndrojë në Bruksel, ku pritet të takohet me disa euro-deputetë dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se në Uashington dhe në Bruksel do të paraqes qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Takimet në Bruksel i kam të përqendruara me një sërë euro-parlamentarë, po ashtu do të takojë edhe ndërmjetësin e dialogun, Miroslav Lajçak. Më pas do të vazhdojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për tri ditë rresht në Uashington DC do të takoj përfaqësues të ndryshëm në Kongres në dy dhomat, Senat dhe Dhomën e Përfaqësueseve. Do të takohem edhe me të deleguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pastaj do të kem takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka saktësuar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …