Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast, Memli Krasniqi ka thënë se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm. Pas takimit, ai në një postim të tij ka shkruar se ka pasur diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij, në Prishtinë. Takimi i Memli Krasniqit me ambasadorin Hovenier u zhvillua në kohën e situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe kërkesës amerikane dhe evropiane për shtendosjen sa më parë të situatës konfliktuoze.
