Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka biseduar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ai tha se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë te procesi zgjedhor dhe rëndësia e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të larta demokratike. Memli Krasniqi është shprehur se këto zgjedhje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës dhe një dëshmi të qartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës. Në PDK, ne respektojmë dhe njohim vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës. PDK mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, pavarësisht pozicionit të saj politik. Ne jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe një qasjeje konstruktive, vendi ynë do të vijojë rrugën e konsolidimit demokratik dhe integrimit euro-atlantik”, ka saktësuar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
