Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Uashington ka mbajtur një takim dhe ka biseduar me njohësin e zhvillimeve politike, Daniel Serwer. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi mes tjerash. “Në Washington e takova profesorin e shquar Daniel Serwer, një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh shumë mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike”. Ishte një pajtim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me Amerikën dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ka thënë Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …