leoni

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se Procesi i Vetingut në sistemin e Drejtësisë duhet të zhvillohet përmes Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar kryeministrin, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës,  për të diskutuar lidhur me  procesin e Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. Ai ka treguar në Konferencë për media se pas ftesës që ka pranuar nga kryeministri Kurti, për tu takuar në Qeveri në lidhje me procesin e Vetingut, sot e ka ftuar për takim kryeministrin Kurti në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror ku duhet të diskutohen dhe të miratohen çështjet me interes vital për qytetarët dhe të ardhmen e vendit. PDK-ja ka vite që ka propozuar dhe  ka folur lidhur me  nevojën për fillimin e një procesi të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias. PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme, është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme.”, ka saktësuar kryetari i PDK-së memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …