Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka deklaruar se vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri janë të papranueshme

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka deklaruar se vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri janë të papranueshme, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve lokalë që të mos bien pre e politikave destruktive të Serbisë. Krasniqi ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë. “Në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit. Këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ftoj që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar”, ka shkruar Krasniqi. Ai i ka bërë thirrje komunitetit serb që të mos lejojë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e Kosovës, duke thënë se të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …