Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë 1 milion euro për popullin e Ukrainës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë 1 milion euro për popullin e Ukrainës. Njëkohësisht Krasniqi i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa për të siguruar, në rast nevoje, strehimin e së paku 5 000 qytetarëve ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni rus. “Përderisa dimensioni i agresionit rus ndaj Ukrainës po merr karakter të një krize humanitare, Partia Demokratike e Kosovës i kërkon qeverisë që të ndajë një shumë prej së paku 1 milion eurosh për popullin e Ukrainës, si një ndihmë solide në këtë kohë jashtëzakonisht të rëndë për ta dhe vendin e tyre”, ka shkruar Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …