Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka përkujtuar 25-vjetorin e intervenimit të Aleancës Veri-Atlantike kundër Serbisë, si një moment historik për shqiptarët e Kosovës përmes të cilit krahas luftës së UÇK-së i dha fund okupatorit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ai ka thënë se nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi. Sot, derisa shikojmë përparimin që kemi bërë si vend, sfidat nëpër të cilat kemi kapërcyer dhe ëndrrat që kemi realizuar në ndërtimin e një shteti – ne rikujtojmë miqtë tanë të shtrenjtë që ishin aty për ne në orët tona më të errëta. Prandaj, mirënjohja për forcat e NATO-s, të prira nga SHBA-të, është e përhershme dhe e paharruar. Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike,” ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …