Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër kundër vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër kundër  vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi ky vendim për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, u mor në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti. Memli Krasniqi tha se kjo rritje enorme do të dëmtojë rëndë familjet tona. Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, ZRRE-ja  zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …