Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23-vjetorin e goditjes. Ai ka shkruar se sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër Amerikës, më 11 shtator 2001. 23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, dhe e gjithë bota e qytetëruar u ngrit në mbrojtje të lirisë dhe të drejtësisë. Përtej fatkeqësisë dhe goditjes, gjunjëzimi nuk ishte asnjëherë opsion e nuk do të jetë asnjëherë. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan. Asnjëherë nuk do të harrojmë!”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …