Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Ai në emër të Partisë  i përcjell urimet më të përzemërta kryetarit,  Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara. Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë. Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet tona përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …