Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar nxënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Krasniqi ka thënë se kjo ditë është e veçantë, sidomos për ata që nisin rrugëtimin për herë të parë. Ai ka thënë se i kupton shqetësimet e prindërve, që aventura e fëmijëve të tyre u shoqërua me zhgënjim të madh si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur. Megjithatë Krasniqi thotë se një dështim i tillë le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e nxënësve. Le të jetë ky një vit rritjeje, edukimi, qëndrueshmërie dhe vendosmërie. Le ta përballojmë çdo ditë me optimizëm, duke e ditur se kemi fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive në jetën tonë dhe brenda komuniteteve tona. Me përpjekjet kolektive të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, mund të kapërcehen vështirësitë me të cilat sot po ballafaqohemi. Së bashku, ne mund ta kthejmë edhe këtë vit në një vit triumfi dhe arritjeje tha Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …