Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vendosur të mos shkojë në takim me kryeministrin Albin Kurti ditën e premte

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vendosur të mos shkojë në takim me kryeministrin Albin Kurti të premten e ardhshme, pasi konsideron se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll. Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e transparencës dhe qasja joserioze që mbani për një temë kaq serioze. Siç e kam deklaruar edhe në shumë raste të tjera, DK-ja do ta mbështesë një marrëveshje finale qe ka si bazë njohjen e ndërsjellë dhe ruajtjen e rendit kushtetues të vendit tonë, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend”, tha në fund Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …