Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ai me këtë rast ka thënë se është përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën! Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”. “Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë. Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …