Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot dy takime të ndara me Kryesinë e Partisë dhe Kryetarët e Degëve të PDK-së nëpër Kosovë. Temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet aktuale politike dhe organizimi i Partisë Demokratike të Kosovës në nivel vendi. Kryetari Memli Krasniqi e ka quajtur të papranueshme dhe papërgjegjësi të plotë politike, bojkotin që pushteti po i bën Rezolutës së propozuar nga PDK, përmes së cilës do të mbështetej konkretisht Policia e Kosovës.Sipas Kryetarit Krasniqi, ky bojkot vjen në kuadër të veprimeve të papërgjegjshme dhe hakmarrëse të këtij pushteti përgjatë gjithë mandatit deri sot. Regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkqeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë.Në takim u diskutua edhe për mosdekretimin e Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, vendim të cilin po e shqyrtojnë eskpertët ligjor të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështje.
Gjatë këtyre takimeve, Kryetari Krasniqi e ka përshëndetur edhe Rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian, në të cilën dënohet sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku.
Kërkesa e Parlamentit Evropian, që krahas hetimit të këtij rasti, të kërkoj edhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, është lajm inkurajues për qytetarët dhe shtetin tonë.
Në fund të këtyre takimeve, Kryetari Memli Krasniqi njoftoi Kryesinë dhe Kryetarët e Degëve të PDK-së për hapat e ardhshëm të opozitbërjes dhe kërkoi përkushtimin e tyre në implementimin e vizionit të partisë.
Kryetari Krasniqi tha se Kosova ka nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila, krahas punës për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, rikthen vendin në kursin e duhur të integrimit euro-atlantik.
Kryesia dhe Kryetarët e Degëve të PDK-së shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për t’u angazhuar në mobilizimin e PDK-së në të gjithë vendin.