Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëveprimtarë kanë  bërë homazhe në Prekaz me rastin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëluftëtarë ka bërë  homazhe në Prekaz me rastin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Ai se 27 vite më parë flijimi u bë udhë-rrëfim, e familja Jashari u ngrit në përjetësi. Sërish vjen marsi dhe ne ndërrojmë mot – por vetëm ata nuk plaken kurrë! 27 vite më parë, më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekazin e shenjtë, qëndresa u bë betim, flijimi u bë udhë-rrëfim, e familja Jashari u ngrit në përjetësi! Nga nëna Zahide dhe baca Shaban, nga Hamza te Ademi, nga Kushtrimi te daja Osë – burra e gra, fëmijë e pleq, një familje e tërë nuk u përkul, por qëndroi e pathyeshme, duke i kënduar lirisë edhe në çastet e fundit. Ata e dinin dhe besonin: Liria nuk dhurohet dhe as nuk blihet – ajo fitohet me gjak dhe me sakrificë”. Memji Ai ka theksuar se sot, pas 27 vitesh, emrat e tyre janë më të mëdhenj se koha, më të fuqishëm se çdo dhembje, më të shndritshëm se çdo yll. “Ata janë aty – të përjetshëm – në historinë tonë, në frymën e kësaj toke të lirë, në gjakun që rrjedh në damarët e çdo shqiptari. Prekazi nuk është thjesht një vend – është altari i lirisë, themeli i shtetit, zemra e kombit! Sepse, siç ka thënë vetë komandanti legjendar: Shumë erëra kanë kaluar, por lisit rrënjët s’kanë mundur t’ia shkulin”, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Hasani: PËRKUJTIM PËR ATDHETARIN AHMET QERIQI

Me 7 mars të këtij viti (2025) mbylli sytë përgjithmonë atdhetari revolucionar, ish i burgosuri …