Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me disa nga bashkë-partiakët e tij ka pritur në takim kryeministrin, Edi Rama

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me disa nga bashkë-partiakët e tij ka pritur në takim kryeministrin, Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me sekretarin e PDK-së, Bajrush Xhemajli; anëtaren e kryesisë, Besa Kabashi Ramaj dhe me shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pritur sot në selinë e PDK-së, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Krasniqi shprehu vullnetin e tij të përhershëm dhe të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, si dhe uroi Edi Ramën për marrjen e mandatit të tretë si kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë.  “Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.”, tha Krasniqi. PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj Krasniqi e Rama u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …