Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc të Therandës,  ku  takuan humanistin e njohur, Halil Kastrati dhe të moshuarit e vendosur në këtë shtëpi. Kjo vizitë e kreut të PDK-së u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ku deklaroi se kur flasim për solidaritetin në Kosovë, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin. Në Kosovë, kur flasim për solidaritetin është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin. Ai, i mbështetur nga shumë donatorë brenda dhe jashtë Kosovës, njerëz zemërgjerë që dhurojnë për ata që janë sfiduar më shumë nga jeta, edhe këtë vit kanë treguar solidaritetin e tyre njerëzor me shumë nevojtarë të vendit tonë, duke i ndihmuar në forma të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …