Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në punimet e Kongresit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku PDK-ja është anëtare me të drejta të plota. Këtë fundjavë, në Lisbonë të Portugalisë, zhvilloi punimet Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota. Me një pjesëmarrje të madhe të partive anëtare nga e gjithë Evropa, zgjodhëm edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDE-s, për mandatin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtoj mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjerë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë, ka shkruar Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …