Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka shpërndarë një video të Hashim Thaçit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka shpërndarë një video të ish-presidentit, Hashim Thaçi  Ai ka thënë se më 6 shtator të vitit 1999, Thaçi kishte inauguruar shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit është shndërruar në polici. I vetëdijshëm se pas lirisë, rruga për ngritjen e shtetit sapo kishte filluar, me 6 shtator të po atij viti, Hashim Thaçi, si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, inauguroi shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës. Që nga ajo ditë, me dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.  Prandaj, sot, në 25-njetorin e themelimit të policisë sonë, u shpreh mirënjohjen më të thellë grave dhe burrave që ndër vite kanë shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari. Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë. Urime të gjithë policëve tanë, ka shkruar Memli  Krasniqi më një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …