Pasi e nisi vizitën e tij zyrtare në nderim të heronjve amerikanë në Arlington në Uashingtonit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përfunduar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nderuar me homazhe në Jonkers të New Yorkut, heronjtë shqiptarë, vëllezërit Bytyçi pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, në verë të vitit 1999. “Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Krasniqi. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme!”, tha Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …