Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është pritur në takim nga zëvendës-kryeministri i parë, Artan Grubi, të cilin e ka uruar për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe rolin vendimtar të faktorit politik shqiptar në këtë proces. Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, hapat konkret të saj, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila pret shpejtë liberalizimin e vizave, si një e drejtë e merituar tash e disa vjet. Bashkë diskutuam edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët po dëshmojnë se janë përcaktues me kontributin e tyre në secilin proces pozitiv institucional. Memli Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sikur deri sot, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor, mirëkuptimin e ndërsjellë në përballimin e sfidave dhe proceset me interes të përbashkët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …