Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka biseduar lidhur situatën aktuale në vend si dhe për marrëdhëniet me Suedinë. Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutuam për zhvillimet politike në vend. Memli Krasniqi ka theksuar se ambasadorit Westerlund ia ripërsëriti pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi, sipas Krasniqit, situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian. Ambasadorin suedez e njoftova edhe për vendimet tjera që i kemi marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, që janë pezullimi i komunikimit zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe vendimi për të mos votuar në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër. PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …