Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell, të shoqëruar nga drejtori i NDI-së për Evropë, Robert Benjamin, drejtoresha e zyrës së këtij instituti në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI-së në Kosovë, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale. “Gjatë këtij takimi biseduam për sukseset e arritura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Lokale. Tutje, folëm për përgatitjet dhe mobilizimin që po e bëjmë për garën zgjedhore në komunat, ku kandidatët e PDK-së janë në balotazh. Përfaqësuesit e NDI, i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që ky institut ka dhënë dhe po vazhdon ta japë në Kosovë. Në veçanti, atyre u shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …