Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi priti në takim zëvendësministrin e Jashtëm turk, Mehmet Kemal Bozaj dhe delegacionin e tij

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Jashtëm turk, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij. Krasniqi tha se delegacionin turk e ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike. Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë me vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tone”, ka shkruar  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …