leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të komunës së Skënderajt

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të komunës së Skënderajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të komunës së Skënderajt. Gjatë zyrtarizimit të kësaj kandidature, Krasniqi tha se Skënderaj i Prekazit të familjes Jashari është themeli i sakrificës për liri dhe mbetet qytet të veçantë në zemrat e secilit qytetar të Republikës së Kosovës dhe çdo anëtari të Partisë Demokratike të Kosovës. “Jam i nderuar që jam sot në mesin tuaj, në qytetin që i ka dhënë Kosovës një burrështetas si Presidenti Hashim Thaçi, njeriu që ka shënuar epokën e Kosovës së lirë e të pavarur, i cili së bashku me Kryetarin Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorë të tjerë, jo vetëm që përmbyllën projektin kombëtar të çlirimit, por edhe të pavarësisë dhe shtetndërtimit. Jam i nderuar të jem këtu me një nga protagonistët e luftës sonë për çlirim, njeriun tuaj, njeriun e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin e ardhshëm të Skënderajt, Sami Lushtakun.”, tha ai.

 

Krasniqi theksoi se Skenderaj prej një qyteti të sabotuar nga regjimet e Jugosllavisë, pas luftës në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës është hapur, ndërtuar dhe zhvilluar dhe tani është koha që ky qytet të bëhet edhe kampion i zhvillimit. “Jemi këtu për të parë nga e ardhmja. Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj, është e vendosur që ta mbështesë me vendosmëri transformimin e Skenderajt, në mënyrë që çdo qytetar i tij pa dallim, të bëhet pjesë e këtij transformimi. Me një qeverisje të re, me një vizion të ri e zhvillimor, me plane të matshme e të mundshme, ne do ta nxjerrim Skenderajn në tjetër nivel. Garanci për këtë, përveç planeve e projekteve dhe vizionit tonë është edhe kandidati ynë, i cili e njeh këtë qytet edhe si strukturë, edhe si përmbajtje. Prandaj ne jemi të vendosur që me fitoren në zgjedhjet e tetorit, ta shpërthejmë zhvillimin që i duhet këtij qyteti emblematik. Nga Murga në Radishevë, nga Padalishta në Krasmirofc, nga Buroja në Lubovec, qytetarët do ta shohin në vepër potencialin e qeverisjes tonë në katër vitet e ardhshme.”, tha ai.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Skenderajt që ta përkrahin edhe kësaj herë kandidatin e PDK-së, Sami Lushtaku për ta përfunduar planin për ta bërë Skënderajn një qytet që Kosovën e bën krenare,  jo vetëm për historinë e lavdinë, por edhe për modelin e zhvillimit. Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj, njëherësh kandidat për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku falënderoi kryetarin Krasniqi dhe strukturat e PDK-së për besimin e dhënë për të qeverisur përsëri me Skënderajn. Unë jam shumë i nderuar dhe krenar që qytetarët e Skenderajt tash e 20 vite e mbështesin fuqishëm PDK-në. Jam krenar që edhe këto zgjedhje qytetarët e Skenderajt të bashkuar do të festojmë fitoren e madhe të radhës në tetor dhe do të vazhdojmë projektet për vazhdimin e zhvillimit të Skenderajt”, tha Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …