Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në foltoren e Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti ua ka dhënë qytetarëve nga 100 euro dhe pas dy ditësh ua ka marrë përmes faturave të rrymës. Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara?. Më tutje, Krasniqi ka thënë se kushdo që është i përfshirë në shtrenjtimin e energjisë elektrike do të japë përgjegjësi. Jam i bindur se ky është krim i organizuar, jam i bindur se shumica prej jush nuk jeni në dijeni. Kjo është skemë kriminale në krye me Martin Berishajn, e kjo nuk bëhet pa dijeninë e Albin Kurtit. Kjo do të dalë në shesh dhe të gjithë do të japin përgjegjësi”, ka saktësuar para deputetëve, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.