Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Rinia, ambasadorja e mesazhit tonë shprehen me moton se, “Kosova mundet ma mirë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me rininë tha se vizioni i PDK-së për një Kosovë më të mirë, nuk mund të realizohet angazhimin e Rinisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi është shprehur se rinia është bartëse e shpresës për një të ardhme më me perspektivë. “Jini ambasadorët e mesazhit tonë, kampionët e çështjes sonë dhe udhëheqësit e ekipit tonë. Teksa shikoj përreth kësaj salle, unë shoh të ardhmen e Kosovës. Shoh udhëheqës, aktivistë dhe nismëtarë të ndryshimit. Shoh shpresë, qëndrueshmëri dhe vendosmëri.  Prandaj, le të ecim përpara të gjithë së bashku me besim dhe qëllim. Çdo arritje e madhe fillon me një ëndërr, por realizohet nëpërmes veprimit. Ëndërroni shumë, punoni fort dhe kurrë mos humbisni besimin në fuqinë e potencialit tuaj. Kosova ka nevojë për ju, sepse, me ju, Kosova mundet ma mirë. Memli Krasniqi theksoi se vizioni i PDK-së është i guximshëm dhe transformues, që i prin në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, një udhëheqës që kupton sfidat me të cilat qytetarët përballen.

Kontrolloni gjithashtu

Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

OSBE-ja e Amerika bëjnë thirrje për garantimin e demokracisë dhe lirive politike, në procesin e certifikimit të Listës Serbe

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur kundërshtim  për mos certifikimin e Listës Serbe, partisë …