leoni

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi qytetarët e vendit për vendimin e Parlamentit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët e vendit për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave. Ai ka shkruar se pavarësisht që ishte vendim i vonuar, prapëseprapë është i merituar e i mirëseardhur. Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është më se i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët partiakë e  kanë përshëndetur miratimin e  Parlamentit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, nga 1 janari i vitit 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …