Kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, ka folur për vendimin që Qeveria e Kosovës e marrë për t’i mos e shtyrë afatin për konvertimin e targave. Rashiq tha se e konsideron si një gabim të qeverisë, i cili sipas tij, do të ketë pasoja edhe në pozicionin ndërkombëtar. Ai tha se është një veprim që nuk e ka pritur të ndodhë, pasi sipas tij, Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që është në veri. “Ju në vend që të krijoni hapësirë për dialog, tolerancë dhe zbatim të marrëveshjeve, ju e bëni një diçka që i shtynë edhe më shumë serbët e veriut jashtë institucioneve të Kosovës dhe larg ndonjë dialogu apo marrëveshjeje eventuale. Nenad Rashiq tha se shtyrja e aftit do t’i sillte një hapësirë më të madhe Kosovës në dialog dhe bashkëpunim, teksa shtoi se do të sillte edhe një rritje të lehtë të besimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …