Kryetari i Polonisë Andrzej Duda: Raketa që mbyti dy persona në Poloninë Lindore, ka mundësi të jetë e forcave të Ukrainës

Kryetari i Polonisë Andrzej Duda: Raketa që mbyti dy persona në Poloninë Lindore, ka mundësi të jetë e forcave të Ukrainës

Raketa që mbyti dy qytetarë në Poloninë Lindore, ka të ngjarë të jetë lëshuar nga forcat ukrainase të mbrojtjes, deklaroi presidenti  polak, Andrzej Duda. “Raketa që ra në territorin polak ishte ndoshta një produkt rus i viteve 1970. Nuk kemi asnjë provë që është lëshuar nga Rusia. Ka shumë të ngjarë që t’i përkiste Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, theksoi Andrzej Duda. ”Sulmi, nuk ishte i qëllimshëm dhe as nuk ka ndonjë provë që Rusia e lëshoi këtë raketë”, tha Duda. Incidenti e vuri NATO-n dhe Poloninë, anëtare të aleancës, në gatishmëri të lartë. Ambasadorët e NATO-s u takuan sot për këtë çështje. Presidenti i SHBA, Joe Biden u tha më parë liderëve të tjerë të G20-ës se kishte indikacione se raketa i përkiste Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se asnjë raketë ruse nuk është gjuajtur në objektiva pranë kufirit polako-ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …