Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti ndaj tri komunave të Kosovës Lindore. Ai ka folur për mos-përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në dialogun e Brukselit. Për mua Kurti është tradhtar i popullit shqiptar të Preshevës, sepse ka pranuar në Marrëveshjen Brukselit dhe të Ohrit që shqiptarët e kësaj treve fare të mos jenë pjesë e reciprocitetit dhe fare të mos jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje. Veprimet e ashtuquajtura të mira janë nën hijen e politikave të Kurtit që na kanë përçarë. Këto veprime për mua janë artificiale, sepse më e rëndësishme që ka ndodhur është ajo, që ne për tri vite jemi pa përfaqësim të dinjitetshëm në Parlamentin e Serbisë. Kjo sepse e ka përçarë listën dhe ka krijua dy blloqe. Njëjtë ai është duke vepruar edhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …