Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të ketë kufizime të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ahmeti me anë të një postim ka thënë se rritja e të infektuarve nuk është ende e shpejtë, dhe se duhet të ngadalësohet edhe më shumë. “Bilanci i sotëm, 31! Besoj që shpejtë duhet të ndërmarrim masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes. Rritja ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë. Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …