Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, do të njoftojnë për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit.
Aktiviteti do të mbahet në ora 10:00, në Shtëpinë e Bardhë.
-Më pas, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryetari Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku do të bëhet shitja e kartolinave vetëdijësuese, të përgatitura nga fëmijët e prekur me këtë sindromë.
Aktiviteti do të mbahet në ora 13:00, në “Kej” të sheshit Shatërvan.