leoni

Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kritikon Qeverinë, se nuk po bashkëpunon me komunat e Kosovës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, duke thënë se nuk ka bashkëpunim adekuat me nivelin lokal. Ai ka theksuar se gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij në Prizren, kanë pasur më shumë prezencë diplomatësh ndërkombëtarë në zyrën e tij sesa ministrave të kryeministrit Albin Kurti. Kështu, Totaj ka marrë dy shembuj të bashkëpunimit dhe mosbashkëpunimit të nivelit qendror me atë lokal. Sipas tij, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimi, është shembull i mirë i bashkëpunimit, ndërsa shembull i keq është ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku. Unë e kam përshtypjeje e huta ka ardhë si pasojë e mos njohjes së materies dhe si pasojë e një qasje jo bashkëpunuese dhe jo bashkëpunuese mes Qeverise qendrore dhe asaj lokale. Po du me qene optimist që në të ardhëm nuk duhet të kemi kësi veprime por duhet të komunikojmë dhe bashkëveprojmë. Qeveria lokale dhe ajo qendrore mund ti ndihmojë njëra tjetrës. Unë jam përafërsisht gati 2 vjet kryetar i Prizrenit, kam një komunikim shumë të mirë me diplomatë ndërkombëtar, të shteteve të QUINT-it me amerikanët e të tjerë, të cilët vijnë ka dy herë në zyre në Prizren, por nuk mund të them të njëjtën gjë për ministrat e Qeverisë-Kurti, ka thënë Sheqir Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …