Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarët: Natyra Kuçi, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi janë liruar nga mbajtja në arrest. Lajmin për mediet e ka konfirmuar PSD-ja. duke saktësuar se ende nuk janë liruar aktivistët Nol Nushi e Genc Sherifi. Kreu dhe anëtarët e PSD-së u arrestuan të hënën në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku zhvilluan një aksion përmes së cilit kërkuan nga ZRRE-ja ta publikojë vendimin për rritje të energjisë. Dardan Molliqaj, Natyra Kuçi, Teuta Rrusta e Frashër Krasniqi u mbajtën në arrest për 48 orë, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Ndërkaq Nol Nushi e Genc Sherifi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të organizuar nga PSD-ja më 29 janar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …