leoni

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të kësaj partie

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të kësaj partie

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve,  të cilët janë arrestuar sot gjatë një aksioni simbolik në objektin e  Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se ndërhyrja e policisë shpërfaq mendësinë e pushtetit të Albin Kurtit. “Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale”, ka shkruar Molliqaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …