Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimet e fundit të zyrtarëve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimet e fundit të zyrtarëve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu. Kurti e kishte vendosur Aliun në këtë pozita për shkak të “çështjes së parave”. Molliqaj theksoi se nga viti 2021, ai kishte shprehur dyshime për arsyet pse Aliu ishte emëruar në këtë ministri, duke sugjeruar se lojaliteti i tij ndaj Kurtit kishte luajtur një rol të rëndësishëm. Ai u shpreh se angazhimi i Aliut në këtë post nuk ishte për shkak të aftësive apo njohurive të tij, por për të mbështetur interesat financiare të qeverisë. Ndryshe nga rastet e mëparshme si ai i Martin Berishajt, zyrtarët e arrestuar nuk do të kenë mbështetje nga Kurti. “Dallimi mes këtij rasti dhe Martin Berishajt është se Kurti këta dy zyrtarë nuk do t’i mbrojë. Ai nuk i mbron dhe do të thotë se po na sulmojnë, se ka një plan kundër nesh,” tha Molliqaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …