Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë. Dialogu është pika më e dobët e Kurtit dhe se draftet që ai ka pranuar në këtë proces janë më të dobëta se ato të ish-kryeministrave të tjerë të Kosovës. “Shikojeni në të gjitha drejtimet, si në terren ashtu edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Draftet që Kurti i ka pranuar janë më të këqijat krahasuar me paraardhësit e tij,” deklaroi Molliqaj, duke sugjeruar se qeverisja aktuale ka bërë hapa prapa në procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …