Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë dhe opozitën për mos transparencë, sa i përket Asociacionit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë dhe opozitën për mos transparencë sa i përket draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai  ka thënë se pavarësisht se të dyja palët e kanë parë draftin qysh moti, janë duke u munduar të fitojnë sa më shumë poenë në raport me qytetarët për shkak të përmbajtjes së tij. Dardan Molliqaj shprehet  i bindur se Kosova ka dizajnuar një autonomi për serbët. Kemi dy probleme. Fillimisht, Qeveria e Kosovës nuk ua ofrojë draftin ose qasjen deputetëve edhe partive opozitare dhe as opinionit publik dhe ishte qartë se donin të thoshin që ka avancime ka përparime të ngjashme. Së dyti njëjtë na u soll edhe opozita, ndonëse e morën draftin zyrtarisht nga përfaqësuesi special në dialog Lajçaku edhe ata njëjtë sikurse qeveria Kurti dhe këta reaguan njëzëri. Kjo bie se janë në grup duke mbështet këtë draft të Asociacionit. Tashmë drafti është publik po dihet cili është ai  dhe nuk asnjë dilemë, është e qartë se Kosova ka dizajnuar një autonomi të mbikëqyrur nga BE-ja prandaj besoj që bëhet fjalë për një nderim paralel të një etnitetit politik, etnik serb në Kosovë”, ka saktësuar Dardan  Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …