leoni

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër vendimit të ARBK-së për të shfuqizuar certifikatën e biznesit të kompanisë “ArtMotion”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër vendimit të ri të  ARBK-së për të shfuqizuar certifikatën e biznesit të kompanisë “ArtMotion”. Kush thoshte që sistemi nuk akomodon regjimet autoritare? A thotë më? Vendimi i fundit për pezullimin e licencës tash edhe të ‘ArtMotion’ ngjason në një fletërrufe. As nuk janë lodhur për mbështetje e arsyetim më të qëndrueshëm, gjithsesi skandaloz. Çdo shkelje ligjore apo gabim mund të interpretohet si e motivuar dhe tendencioze nga pushtete paranojake që kontrollin dhe diktatin i kanë mjete dhe qëllime. Molliqaj ka thënë se “mjafton të ekzaminohet fjalori me të cilin shërbehet ministrja Hajdari, për ta pa çfarë lufte speciale po i bëhet mediave”. Në Republikën e tretë të Kurtit nuk ka gabime teknike, ka qëllime dhe tendenca. Nuk ka korrigjime, ka ndëshkime. Nuk ka dyshime, ka aktakuza. Kjo ta kujton këtë tregimin sesi forcat reaksionare janë në përpjekje për tu kthyer, përmes një kundër-revolucioni. Por mediet nuk janë armiku i Kosovës, e as partia në pushtet nuk bëri ndonjë revolucion”. Këtë luftë, kjo qeveri e ka të humbur varësisht sa do të jemi të mobilizuar ne si shoqëri. Në fund të ditës disiplinimi i mediave është përpjekje që të kontrollohemi ne, qytetarët e këtij vendi. Trajta që ka marrë mësymja kundër fjalës së lirë vendosi në dukje rëndësinë e mediave pikërisht në këtë kontekst politik të rënd për vendin”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …