Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se gabimet e qeverisë Kurti po iu kushtojnë qytetarëve të Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj,  ka thënë për mediet se gabimet e qeverisë po iu kushtojnë qytetarëve të Kosovës. “Janë minimalisht dy gabime të kësaj qeverie. Subvencionime që i është bërë blerjes së energjisë elektrike përkatësisht humbjeve të një kompanie private është e papranueshme, minimalisht në nivelin që është bërë. Kur dikush privatizon diçka, ai e merr këtë benificion duke marr parasysh edhe rreziqet që mund të vijnë, nuk ka asnjë logjik që të gjitha fitimet t’i marrin për krejt vitet që ka operu kjo kompani private, ndërsa tani kur erdh momenti i humbjes të gjitha humbjet i mbulon shteti i Kosovës, përkatësisht taksapaguesi”. “E dyta është që qeveria me vartësit e saj që janë në ZRrE e kanë hartuar një dokument i cili është në përputhje totale me kërkesat që i ka vënë një kompani private”, tha Molliqaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …